FOTO/ Ish-banorja e Big Brother VIP në lidhje me lojtarin e Kombëtares Shqiptare?

20 Janar 2025, 14:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vesa Vllasaliu/ Mirlind Daku

Ish-banorja e “Big Brother Vip”, Vesa Vllasaliu ka zbuluar se prej disa kohësh ka nisur një romancë të re.

Por ditët e fundit në rrjet po komentohet se partneri i saj s’është i panjohur. Në fakt, ai është një nga lojtarët e Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku.

Vesa ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me fanellën kuq e zi.

Ndërkohë është vënë re se ata ndiqen në rrjete sociale duke shtuar aludimet, vërtetësinë e të cilave do ta tregojë koha.

Video