FOTO/ Bianca Censori LAK*R*Q në Grammy 2025, Kanye West KRENAR për gruan: Personi më i kërkuar në “Google”!

6 February 2025, 11:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
FOTO/ Bianca Censori LAK*R*Q në Grammy 2025, Kanye West KRENAR për
Kanye West/ Grammy Awards 2025/ Bianca Censori

Paraqitja e Bianca Censorit në Grammy Awards 2025 po vazhdon të komentohet akoma.

Ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James deklaroi se ajo dukej e frikësuar në një moment.

Çifti u largua nga ngjarja menjëherë pas daljes në tapetin e kuq. Siç thanë burime për mediat amerikane, ata nuk ishin as të ftuar.

Bianca tërhoqi vëmendjen e zhveshur tërësisht në ceremoninë e çmimeve.

Reperi Kanye West nga ana tjetër përmes rrjeteve sociale ka treguar se u arrit qëllimi për të thënë se ata shkatërruan Grammy.

“Për të sqaruar, më 4 shkurt 2025, gruaja ime është personi më i kërkuar në Google në planetin e quajtur Tokë”, ka shkruar ai në Instagram.



Video