Flet artisti që “vesh” me firmato Ramën, Berishën dhe Metën: FITOJ shumë nga...

31 Dhjetor 2025, 12:42Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fiori Dardha, Ervin Bregasi dhe një nga punimet me humor

Ervin Bregasi, artisti i ri që është bërë viral duke “veshur” me firma luksi politikanët dhe duke i vënë ata në lojë duke i bërë bashkë, në një intervistë për Fiori Dardhën në Breaking në Top Neës ka rrëfyer se si i lindi ideja.

Ai thotë se fillim e ka nisur për cover muzikë me artistë shqiptarë dhe më pas duke bërë shaka, vuri në lojë politikanët. Duke parë sa virale bëheshin fotot, ai vendosi të mos ndalonte më.

“Si fillim e kam nisur si cover muzike, me artiste shqiptarë por gjithmonë më ka pëlqyer kjo pjesa funny që të bashkoj njerëz që nuk i ka parë njeri në këtë lloj forme, politikanët gjithmonë i kemi parë me atë kostumin dhe kollaren, njerëz seriozë. 

E mendova me politikanët dhe jo me artistët sepse artistët i kemi parë në këtë lloj forme”, tha Bregasi.

Por përveç humorit, a i sjellin të ardhura këto ‘punime’ artistike?

Bregasi thotë se tashmë kanë nisur të fitojë nga Instagrami, TikToku. Por mbi të gjitha ka artistë që kërkojnë në coverat e tyre të jenë në foto me Edi Ramën apo Sali Berishën.

 

 


Video