Këngëtarja e njohur, një nga divat e muzikës shqiptare Dafina Zeqiri, ka qenë e ftuara speciale në finalen e Why Not, me moderatoren Roza Lati.
Përveç, karrierës ajo ka folur për jetën e saj personale, si dhe marrëdhënien që ka me të dashurin e vet, DJ Geek.
Ajo tha se e ka bërë publike lidhjen e saj, pasi nuk mund të dashurojë në kafaz, ndërsa tha se gjërat në të ardhmen do ia lënë kohës.
Dafina i tha se në të ardhmen ka dëshirë të ketë një djalë dhe një vajë.
“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur.
Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua s’ka lidhje nëse është çun apo goc. Unë e kam ndjerë mungesën e një vllau. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”.
Zeqiri ka folur edhe për bashkëpunimin e fundit me këngëtaren Kida, me të cilën ka publikuar këngën e “Luje belin”.
Ajo tregoi se Kidën e ka njohur përpara e kjo e fundit të fillonte karrierën, ndërsa shtoi se bashkëpunimi me të ka qenë një nga eksperiencat më të bukura që ka pasur. Më tej Dafina tha se i vjen mirë që Kida ka arritur këtu ku është.
Dafina Zeqiri: Unë mendoj se ishte interes i dyanshëm. Unë e njoh Kidën prej fillimit të karrierës time, para se me filluar ajo karrierën e vet. Më vjen shumë mirë që Kida ka arritur të bëhet ajo që është sot. Kemi kaluar si dy shoqe të ngushta, gjatë procesit të zhvillimit të këngës dhe videoklipit. Ka qenë eksperienca ndër më të mirat që kam pasur me kolegët.”
Roza: A janë trembur njerëzit nga ky bashkëpunim?
Zeqiri: Unë mendoj se më shumë janë kënaq. Kanë kërcyer dhe kënduar kur e kanë parë spotin sepse është një këngë shumë e lezetshme.