Çfarë ndodhi? Pirro Çako dhe Arilena Ara tërhiqen nga “Kënga Magjike” në natën finale

7 Dhjetor 2024, 18:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pirro Çako dhe Arilena Ara

Pirro Çako dhe Arilena Ara, raportohet se janë tërhequr nga gara në festivalin Kënga Magjike, sot në natën finale. Burime për mediat konfirmojnë se dy nga artistët më të komentuar kanë marrë këtë vendim.

Dy artistët e kengës “Zero gradë”, ishin të komentuar si pretendentë për çmimin e madh të “Kënga Magjike”.

Ende nuk dihen arsyet për këtë vendim, por aludimet janë se kanë mësuar ditën e djeshme vlerësimin e pikëve dhe nuk kanë qenë ata fitues. As Arilena dhe as Pirro nuk kanë bërë asnjë koment publik deri në këto momente.

Nëse është vërtetë kjo arsyeja e tërheqjes së tyre, do të ishte shumë zhgënjyese për një publik që artistëve i pëlqen muzikën dhe jo kupat e çmimeve. Një veprim aspak i hijshëm për dy artistë që sado të mëdhenj të jenë, hyjnë në një konkurim me artistë të tjerë duke treguar mosrespekt edhe për vetë festivalin.

Finalja e “Kënga Magjike” mbahet mbrëmjen e sotme në “Pallatin e Kongreseve”. Mbetet për t’u parë nëse do të jepet një shpjegim zyrtar për vendimin e tyre.

Video