Çfarë ndodhi? Mbërrin zarfi i kuq në shtëpinë e Big Brother VIP! Luizi bëhet me nerva: Do ma paguash këtë që bëre

16 February 2023, 20:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Çfarë ndodhi? Mbërrin zarfi i kuq në shtëpinë e
Zarfi i kuq

Në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur ditën e sotme ka mbërritur një zarf i kuq për Oltën.

Zarfi është për Oltën pas fitores së saj në lojën me litar, prova e radhës në të cilën vëllai i madh i vendosi banorët. Sipas rregullave, kush fitonte, do kishte një avantazh në lojën në shtëpi.

Banorët nuk duhet ta prekin zarfin derisa vëllai i madh t’i informojë ata se zarfi duhet të hapet.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Çfarë ndodhi me lojën?

Vëllai i Madh dha një sfidë për banorët, të cilët duhet të ndaheshin në dy grupe. Dy konkurrentët e preferuar për këtë javë, Luizi dhe Olta ishin liderët e grupeve dhe ata duhet të zgjidhnin nga një banor për grupin e tyre.

Secili grup duhet të qëndronte i lidhur me litar për 24 orë, madje edhe gjumin duhet ta bënin të lidhur. Grupi i cili reziston deri në fund të provës, do të ketë një avantazh në lojë. Megjithatë kjo lojë duket se nuk shkoi mirë, pasi Ermiona e prishi, duke bërë që grupi i Luizit të humbasë.

Kjo e acaroi shumë Luizin, i cili iu kthye keq Ermionës. Luizi i tha Ermionës se ka për t’ia paguar atë që i bëri. Ermiona i tha atij të mos bëjë kërcënime koti, pasi ishte thjesht një lojë dhe sipas saj, nuk e dëgjoi gongun, prandaj e hoqi litarin.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Loja e Ermionës në shtëpi është komentuar nga Olta, Kiara, Valbona dhe Armaldo.

Sipas Oltës, Ermiona do të marrë rol kryesor në shtëpinë e Big Brother dhe sipas saj, ajo ka për të shkuar në finale. Sjellja  e Ermionës u komentua edhe nga vajzat e tjera. Keisi tha se ajo po i trajton banorët si të ishin kafshë.

Ermiona i kishte thënë Keisit “Po ik moj”, dhe ky reagim nuk i kishte pëlqyer asaj. Rezerva për sjelljen e Ermionës kishte edhe Deamishel. Sipas saj, që ditën e parë kur Ermiona erdhi në shtëpi, i cilësoi banoret si zhulëse. Pas këtij komenti, tha Dea, ajo pastroi të gjithë shtëpinë që ajo të ndihej sa më rehat.

Keisi tha se Ermiona nga njëra anë nuk di të mbajë fshesën, e nga ana tjetër kërkon pastërti. 

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video