“E kemi parë bukurinë tënde”, Antonela Berisha shthur gojën me ndjekësen: Tr*pe! (VIDEO)

30 July 2022, 14:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“E kemi parë bukurinë tënde”, Antonela Berisha shthur
Antonela Berisha

Ish-konkurrentja e "Për’puthen", Atonela Berisha është mjaft aktive në rrjetet sociale duke publikuar video të ndryshme nga përditshmëria e saj. Së fundmi, ajo ka publikuar në Tik Tok një video ironizuese për fragmentet e saj nga BBV.

Krahas videos, Antonela shkruante: Unë kur shoh videot në “Big Brother”, duke bërë disa mimika me fytyrë. Nërkohë zëri në sfond thotë: “Paskam ndenjur shumë bukur. S’e paskam tepruar askund. Shumë bukur paskam ndenjur”.


Por vëmendja është përqendruar edhe në seksionin e komenteve ku një ndjekëse i shkruan Antonelës: “E kemi parë bukurinë tënde”

Ndërsa ish-banroja e BBV nuk ka ngurruar të përgjigjet ashpër ndaj ndjekëses duke e ofenduar: “Nuk ishte për bukuri trape”- shkruan ajo.

“E kemi parë bukurinë tënde”, Antonela Berisha shthur


Video