Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Pjesëmarrja në një reality-show jo domosdo do të thotë të bëhesh pjesë e mediave.
Puna më e madhe për konkurentët e programeve të tilla, vjen pas përfundimit të eksperiencës së tyre ku duhet të bëjnë diçka që të mbeten në vëmendjen e publikut.
Ledjana Prenga është një nga ish-konkurentet më të përfolura të sezonit të dytë të Përputhen. U kthye në një çështje kombëtare lidhja e saj me Mevlan Shabën.
Por, duket se tashmë kjo histori i përket plotësisht së shkuarës. Burime për Prive, konfirmojnë se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova.
I dashur i Prengës siç konfirmojnë të njëjtat burime nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.