“Dua mundësi tjetër”/ Luizi: Kam bërë një gomarllëk! Kiara: Duhen fakte dhe jo fjalë.

14 January 2023, 21:24Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Dua mundësi tjetër”/ Luizi: Kam bërë një
Kiara dhe Luizi

Puntata e sotme e Big Brother Vip ka nisur me dy protagonistët e javës, Luizin dhe Kiarën.

Luizi kërkoi falje për situatën që ka krijuar që e ka cilësuar si gomarllëk.

Kiara: Ka qenë  një javë e ngarkuar, jam ndjerë e zhgënjyer e lënduar, nga person që kisha krijuar një afrimitetet. Kam preferuar të mbaj distancë, ka qenë e vështirë, kam dashur ti kuptoj më mirë gjërat. Po ky vazhdon stoik.

Luizi: Përveçse e kam të pamundur t’ia mbush mend vetes, që ia bëra atë gomarllëk edhe vetes dhe Kiarës dhe unë nuk ja vetes edhe sikur ajo apo publiku ta falë. Është e pamundur kur e di që është këtu dhe unë të jem andej. Nuk më shikon më me atë sy si në fillim, ka momente që nuk më sheh fare, por e kuptoj dhe i jap të drejtë. Ja thashë dhe në sy dhe tani, që jemi njerëz dhe gabojmë. Ajo është shumë e rëndë dhe  vlerësoj qëndrimin  e saj por i premtoj se, ashtu siç më ka këshilluar për sjelljen time… mua më mungon Kiara komplet. I thashë që do ndryshoj.

Kiara: Problemi është që ato mundem unë të besoj ty tani, duhen fakte dhe jo fjalë.

Luizi: Unë nuk pres të më thuash këtë gjë, unë dua një mundësi tjetër.


Video