Kënga e bujshme, reagojnë kompanitë që Shakira përmendi në tekst: Bateria jonë zgjat më shumë së lidhjet e tua

14 January 2023, 17:15Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kënga e bujshme, reagojnë kompanitë që Shakira përmendi
Shakira dhe Pique

Kënga thumbuese e Shakirës për Pique ka arritur në krye të top-listave.

Në tekstin e saj këngëtarja kolumbiane flet për tradhtinë e ish partnerit të saj Gerard Pique, duke bërë krahasime mes orash apo makinash, si një mënyrë për të hedhur thumba mbi të dashurën e re të futbollistit.

“Ke shkëmbyer një Rolex me një Casio”; “Ke shkëmbyer një Ferrari me një Twingo”, janë disa nga vargjet e këngës. Natyrisht rrjeti vërshoi me një lumë reagimesh pas publikimit të këngës, ndërkohë që kanë reaguar dhe kompanitë që Shakira ka përmendur në tekst.

Kompania “Casio” shkruan në një postim në Twitter: Bateria e një prej orave tona zgjat më shumë se marrëdhënia e Shakirës me Pique. Shakira ne mund të mos jemi Rolex, por të paktën kemi klientë besnikë.

Kënga e bujshme, reagojnë kompanitë që Shakira përmendi

“Renault Twingo” po ashtu i dha një përgjigje. Në faqen e saj zyrtare postuan një makinë të kuqe me numrin 22 në derë, një referencë e qartë për moshën e partneres së re të Pique, Clara Chia.

Shakira dhe Pique kanë dy fëmijë, Milanin 9-vjeçar dhe Shasha 7-vjeçare. Çifti u nda në vitin 2022.


Video