Përlotet Herion Mustafaraj: Prindërit u divorcuan… më pas kisha dy nëna dhe dy baballarë

14 January 2023, 20:05Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Përlotet Herion Mustafaraj: Prindërit u divorcuan… më pas
Herion Mustafaraj

Në një rrëfim të rrallë, aktori Herion Mustafaraj ka treguar për “S’e Luan Topi”, historinë e ndarjes së prindërve të tij, kur ai ishte ende shumë i vogël.

I përlotur ai tregon sesi të gjithë tregonin për prindërit e tij si një çift i shkëlqyer. “Gjynah, i kanë marrë më sysh”, thoshin njerëzit, i rrëfeu artisti moderatores Erjona Rusi.

“Ky ishte fati i jetës, pastaj babai u martua dhe nëna disa vite më pas po ashtu. Kështu pas pak kohësh kisha 2 nëna dhe 2 baballarë. Zonja Farushe që u martua me babin tim është një zonjë e përkryer, më donte më shumë se fëmijët e tjerë që bëri me babain tim. Edhe burrin e mamasë nga ana tjetër e kisha si shok, ishte nga një familje shumë e mirë. Njerëz shumë të mirë, shumë të kulturuar. Ata ma bënë atë vështirësinë e ndarjes së familjes më të lehtë”, tha ai.

Aktori kujtoi babanë e tij, të cilin e konsideron idhull.

Ai thotë se ia ka ndjerë mungesën gjithmonë, pasi prindërit e tij u ndanë kur ai ishte një vjeç e gjysmë.

“Babai im ishte idhull, ai nuk jeton më, ishte një burrë shumë i fuqishëm. Ka qenë inxhinier minierash, kishte qejf edhe peshkimin dhe rriste bletë. Ishte detajist, lexonte shumë libra. Ai ka pasur një motor, dhe kur ndjeja zhurmën e motorit të tij në shkollë, dilja me vrap nga klasa që ta takoja. Ditë për ditë në veshin tim, ishte kur do vijë babi“, u shpreh Herion Mustafaraj.


Video