Drita në qiellin e natës, çfarë janë dhe si t’i shikoni sot

17 July 2023, 20:51Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Drita në qiellin e natës, çfarë janë dhe si t’i
Foto ilustruese

Qielli gjatë mbrëmjes së sotme pritet të dhurojë spektakël për të gjithë të pasionuarit pas astronomisë pasi nis fenomeni i shiut të meteorëve.

Ndryshe nga viti i kaluar, ekspertët thonë se këtë vit, kushtet për të parë shiun e meteorëve “Perseid”, janë perfekte.

Shiu i meteorëve Perseid fillon më 17 korrik dhe do të qëndrojë i dukshëm deri më 24 gusht.

Në kulmin e tij, ne mund të arrijmë të shohim deri në 100 meteorë në orë, thonë ekspertët.

Siç sugjeron emri, shiu i meteorëve shtrihet në pjesën veriore të plejadës Perseus, pranë Andromedës.

Meqenëse Perseidët janë të shpejtë, meteorët mund të lënë gjurmë në qiellin e natës, apo të shfaqen si topa zjarri.

Për ta parë këtë fenomen të veçantë nuk nevojiten pajisje speciale. Por ajo që ndihmon më tepër është errësira, sa më larg të jeni nga ndotja nga dritat e qytetit, aq më spektakolare do të jetë “shfaqja”.


Video