Do martohen nesër, dalin detajet e dasmës së Ilir Shaqirit dhe Emanuelës

27 May 2022, 15:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do martohen nesër, dalin detajet e dasmës së Ilir Shaqirit dhe
Ilir Shaqiri dhe Emnauela

Këtë të shtunë ka dasëm në familjen Shaqiri. Iliri dhe Emanuela do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në një moment magjik, cermoninë e martesës, të cilën kanë vendosur ta bëjnë në bregdetin e Durrësit.

Burime për mediat bëjnë me dije se dasma e Ilir Shaqirit po organizohet nga komapania e eventeve nga Ami dhe Ermali, të cilët po përgatisin të gjithë detajet për këtë ditë të rëndësishme për familjen Shaqiri e cila do të zhvillohet nesër.

Gjithashtu mësohet se këngëtarë të dasmës do të jenë dy emra shumë të suksesshëm dhe të dashur për publikun, Gena dhe Orgesa Zaimi, ku do të këndojnë muzikë popullore dhe të lehtë.

Burimet pranë çiftit kanë lënë të kuptojnë që edhe Emily vajza e artistit do të përfshihet në një moment artistik. 

Çifti nuk ka zbuluar asnjë detaj më tej rreth ceremonisë së dasmës së tyre e cila do të mbahet nesër në bregdetin e Durrësit, duke e lënë gjithçka surprizë.


Video