Djali i 50 Cent bën kërkesën prekëse për të atin

11 October 2022, 23:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djali i 50 Cent bën kërkesën prekëse për të atin
50 Cent dhe djali i tij

Djali i reperit të njohur amerikan 50 cent , Marquis Jackson i ka bërë të atit një kërkesë të pa zakonte .

Reperi 50 Cent postoi një foto të tijën, shumë kohë më parë, ku shihej i ulur në tokë duke shkruar me para fjalën “BROKE”.

Së fundmi, djali i tij Marquis përmes një postimi në “Instagram” ka ironizuar babain e tij , duke bërë të njëjtën foto, me mbishkrimin “Entitled”,  duke  bërë me dije  se po i ofron para babait të tij  në këmbim  për të kaluar pak kohë së bashku, në mënyrë që të bëjnë së bashku të gjitha gjërat që dëshironte  ti bënte kur ishte fëmijë.

 “Meqenëse të gjithë mendoni se 6700 dollarë janë kaq shumë para, dikush i thotë babait tim se do t’i paguaj të njëjtën shumë për vetëm 24 orë nga koha e tij, në mënyrë që të bëjmë të gjitha gjërat që doja të bëja me të kur isha fëmijë”.

Sakaq, sipas 25-vjeçarit, synimi i tij është që marrëdhënia e tyre të rregullohet, por ky postim i djalit të tij , nuk i ka pëlqyer aspak reperit.

Si një përgjigje ndaj djalit të tij , 47-vjeçari postoi në “Instagram” një fragment nga seriali i tij Power, ku personazhi që ai luan, Kanan, vret djalin e tij.

Më herët Marquise tha se babai i tij 50 Cent i pagoi nënës së tij si mbështetje mujore për fëmijët 6700 dollarët, për të cilat ai mendon se nuk janë të mjaftueshme, duke marrë parasysh shpenzimet e kostos së jetesës në qytetin e New York.


Video