Debat i vjetër! Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari përballen për herë të parë

1 Dhjetor 2024, 13:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Goca dhe Gra”, Egla Ceno dhe Zhaklin Lekatari u përfshinë në një debat të ashpër, i cili u rikthye nga një koment i disa kohëve më parë.

Gjithçka nisi kur Egla i kujtoi Zhaklinës një situatë që lidhej me një postim të saj për komunitetin LGBT.

“Unë mbaj mend që ke komentuar dikur në një postim timin dhe gjuha jote ka qenë e dhunshme,” tha Egla.

“Isha duke lexuar një poezi, e cila titullohet ‘LGBT’. Poezia bënte disa pyetje mbi marrëdhëniet dhe si ndihen njerëzit në to. Komenti yt ka ndjellë qindra komente të tjera të dhunshme.

Zhaklina nuk e mohoi situatën dhe i qëndroi qëndrimit të saj. Ajo iu përgjigj:

Po, i qëndroj ende atij komenti. Por kujtoj që ky debat u mbyll kur ti më ftoje për kafe që ta diskutonim bashkë.”

Egla, megjithatë, theksoi se ndikimi i atyre komenteve ka qenë i madh dhe se qëndrimet publike duhet të kenë një dozë përgjegjësie.


Video