Cozman tregon nëse është rikthyer me Tunën

16 July 2024, 20:20Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Cozman tregon nëse është rikthyer me Tunën
Cozman thyen heshtjen, zbulon nëse është rikthyer me Tunën

Prej disa kohësh në rrjetet sociale, po përflitet një rikthim i mundshëm si partnerë mes këngëtares Tuna dhe reperit Cozman. Sidomos, pasi ata sollën bashkëpunimin e fundit muzikor me titull “I huj”, që shumë njerëz e interpretuan si një kunjë për Patrisin, me të cilin Tuna ka dy fëmijë.

Përpos rikthimit në muzikë me një këngë të re, Tuna dhe Cozman janë rikthyer edhe me disa koncerte ku kanë performuar bashkë në skenë, mes muzikës hit dhe interpretime të nxehta. Kanë mjaftuar këto ndodhi që njerëzit të mendojnë se mes tyre ka një rikthim.

Ka qenë vetë Cozman që në një intervistë të shkurtër për televizionin “Koha 10” ka shuar çdo dyshim të mundshëm.

“Jo, asgjë nuk është e vërtetë. Jemi thjesht miq!”

Duke u nisur nga rasti i tyre, gazetari e pyet nëse janë ata shembulli më i mirë se pas përfundimit të një romance, mund të ketë edhe miqësi.

“Po, patjetër! Duhet të jemi mirë me të gjithë. Unë kam miqësi me të gjithë ish-at e mi, nuk kam aq shumë, por përgjithësisht i kam mikesha,” përfundon ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by District me Lorita Ajetin / Kanal10 (@district.kanal10)


Video