
Prince Jackson ka ndarë kujtime të rralla nga jeta me babain e tij Michael Jackson, ndërsa e ka cilësuar artistin e ndjerë si një baba i përkushtuar, i cili dinte të hynte në botën e imagjinatës së fëmijëve të tij.
29-vjeçari ka folur me shumë emocion për fëmijërinë e tij, duke theksuar se, edhe pse jeta e tyre ishte e pazakontë, ajo ishte e mbushur me dashuri dhe momente të bukura familjare.
“Ishte shumë argëtuese të kaloje kohë me të. Do të doja shumë të kisha fëmijë dhe të mbaja shënime për atë që bënte ai si baba“, është shprehur ai.
Prince ka përshkruar një realitet që i ngjante një bote përrallore, ku përditshmëria përfshinte lojëra, libra dhe filma, ndërsa në sfond shëtisnin kafshë ekzotike.
“Ishte si të kishe Disneyland-in tënd personal”, ka thënë ai, duke kujtuar kohën që kalonte me babanë dhe vëllezërit.
Duke u ndalur te marrëdhënia me të atin, ai e ka cilësuar Michael Jackson si “argëtues” dhe “shumë të afrueshëm”, duke theksuar se këngëtari përfshihej plotësisht në lojërat e tyre.