Armiqësi mes këngëtareve? Babai i Dua Lipës shpjegon pse Rita Ora s'ka qenë kurrë e pranishme në festivalin e saj

25 Korrik 2024, 15:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rita Ora / Dua Lipa

I ati i Dua Lipës dhe themeluesi i Festivalit ‘Sunny Hill’, Dukagjin Lipa, ka treguar detajet e edicionit të këtij viti. Në emisionin ‘Radar’ në Radio Dukagjini, ai ka treguar:

“Artistët tashmë i njohin Kosovën dhe Shqipërinë përmes Sunny Hill, ne nuk promovojmë vetëm Kosovën, promovojmë vendet e rajonit”, -tha Dukagjini.

I pyetur për armiqësinë e heshtur mes Duas dhe Rita Orës dhe nëse do jetë ndonjëherë Rita në Sunny Hill, Dukagjini tha se Rita ftohet çdo vit, por për shkak të angazhimeve të saj, nuk ka mundur të jetë pjesë deri tani.

“Artistët e mëdhenj si Dua, Rita Ora apo Bebe Rexha kanë jetën e paraaranzhuar. Ne e ftojmë çdo vit Rita Orën, por në kohën kur mbahet i ka rastisur të mos ketë mundësi. Por, edhe ajo do të jetë mysafire patjetër”, -u shpreh ai.

Video