Armaldo bën plane pas shpine për eliminimin e saj, por Kiara shqetësohet për të, pas debatit me Luizin

18 February 2023, 17:58Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Armaldo bën plane pas shpine për eliminimin e saj, por Kiara
Luizi, Kiara dhe Armaldo

Përçarja mes miqësisë së Luizit dhe Armaldos ka krijuar kaos në shtëpi (shprehja që përdoret më së shumti në Big Brother).

Kjo ndarje ka lënë tejet të shqetësuar Kiarën e cila ndodhet mes dy zjarreve, miqësisë me Maestron dhe dashurinë me Luizin. Ajo e shprehu mërzinë në kuzhinë duke thënë me zë të lartë se dy njerëzit që do më shumë ndodhen në këtë situatë.

"Jam shumë e shqetësuar. Kam dy njerëzit që dua më shumë në këtë situatë. Ai nuk ka faj nga ana tjetër, mos e tepro me ofendime… ik tani nuk kam nerva"-i thotë Kiara, Luizit.

Edhe në një bisedë më vete, Kiara e ka kritikuar Luizin, duke i thënë se ai nuk njeh limite në ofendime dhe i ka kërkuar që të mos merret më me Armaldon.

Gjithsesi, Kiara nuk e di se Armaldo shpesh herë ka bërë plane pas shpine me Oltën për të eliminuar Kiarën dhe rasti më i freskët është ai i paradites së djeshme në diskutimet për "Zarfin e Kuq".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)


Video