Arbër Hajdari tregon banorin "më pak inteligjent" të Big Brother Vip Albania

30 April 2025, 16:47Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbër Hajdari tregon banorin "më pak inteligjent" të
Arber Hajdari

Opinionisti i "Big Brother VIP Albania", Arbër Hajdari, ka rrëfyer eksperiencën e tij gjatë këtij edicioni, teksa nuk la pa treguar edhe detaje nga marrëdhëniet që ka sot me ish-banorët.

I ftuar në "Ftesë në 5", Hajdari ka folur haptas rreth polemikave që shoqëruar këtë edicion. Madje ai i është përgjigjur pyetjeve të ndryshme, teksa ka zbuluar edhe 'preferencat' e tij.

I pyetur nëse mund të jepte emrin e banorit që sipas tij ishte më pak inteligjenti/ja sa i takon lojës, Arbri nuk ka ngruruar duke thënë emrin e Valbona Mhillit. 

"Tani, po të them një emër që ka qëndruar edhe goxha kohë brenda lojës. Se ka dhe të tjerë që kanë dalë më shpejt. Por, po them Valbona.", u shpreh Arbër Hajdari.

Ai ka vazhduar përgjigjen e tij, duke sqaruar se i referohet vetëm lojës si lojtare. Sipas tij, Valbona nuk e nuhati lojën.



Video