Arbër Hajdari si banor brenda shtëpisë së Big Brother? Ja çfarë thotë babai i tij!

6 May 2024, 17:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arbër Hajdari si banor brenda shtëpisë së Big Brother? Ja
Arbër dhe Shkëlqim Hajdari

Babai i opinionistit të Big Brother, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari në një intervistë për "Top News" së fundmi ka treguar nëse do të donte ta shikonte ose jo Arbrin si banor i Big Brother.

Ai tha se Arbri në pozicionin ku ndodhet është i përkryer dhe për shkak të angazhimeve që ka do ishte e pamundur të ishte banor i asaj shtëpie.

“Arbri domethënë, aty ku është kam përshtypjen se është mirë. Edhe me ç’kanë thënë njerëz në gjithë Shqipërinë, e pëlqejnë për karakteristikat e tij, i ftohtë i balancuar, i drejtë. Si lojtar, nuk do e rekomandoja.

Është një njeri që bën aktivitet që e do, është gjithë kohës në lëvizje, nuk është e lehtë puna që bën Arbri dhe organizata e tij. Tani është bërë dhe baba, shpresoj që të ketë edhe fëmijë të tjerë. Për ta mbyllur, nuk mendoj se mund të japë ndonjë kontribut brenda shtëpisë më shumë sesa po jep si opinionist”, tha ai në emisionin "Breaking".


Video