Alketa Vejsiu shpërthen ashpër ndaj Alfred Pezës: Ti nuk di të jesh njeri

5 January 2024, 18:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Alketa Vejsiu shpërthen ashpër ndaj Alfred Pezës: Ti nuk di
Alketa Vejsiu dhe Alfred Peza

Alketa Vejsiu, e cila ka prezantuar edicionin e 59-të të “Festivalit të Këngës” në RTSH, përmes një postimi në Instastory, ka bërë ca kritika të ashpra ndaj drejtorit aktual të RTSH-së, duke e shprehur se nuk do ta falë kurrë.

Ajo u dha mundësinë ndjekësve që t’i bënin pyetje në Instagram dhe një nga pyetjet ishte: “A do e bëje sërish “Festivalin” e RTSH-së? Pas festivalit tënd, nuk ka pasur më festival të bukur”.

Alketa u përgjigj: “Po, shumë faleminderit. Do e bëja me shumë dëshirë atë festival të lulëzonte si në vitin 2022. Por, unë i zgjedh njerëzit që punoj dhe kriteri nr. 1 është “të jenë njerëz”.

Më tej, vijoi: “S’do ia fal kurrë drejtorit aktual atë që i bëri gruas së babait tim në ditët më të vështira. Edlira mori leje pa të drejtë page dhe ndërsa i shërbente një të sëmuri që luftonte me jetën në spital, edhe pasi lajmëroi, e hoqën nga puna në mënyrën më të shëmtuar që mund të ekzistojë. 32 vite punë në atë televizion. I ka hedhur në gjyq dhe pretendon shumë paga dhe do ta fitojë gjyqin, si shumë të tjerë që kishin të njëjtin fat dhe kanë ndjekur të njëjtën rrugë ligjore. Koston e mban shteti shqiptar për shkeljet e drejtoreshës së DBNJ, Anila Agalliu, e cila nuk dënjon të kthejë as përgjigje, harron që është e përkohshme aty dhe nuk është në biznesin e saj privat që të bëjë ç’të dojë.

Unë i shmang polemikat, por më duhet të mbaj qëndrim publik sot. Kam lexuar shumë për Fredin këtë kohë. Të gjithë ata që e atakojnë (sulmojnë) nuk e kanë dritaren time, kështu që po flas edhe për ata. Mos i shkel kurrë njerëzit që të shtruan rrugën ku ecën ti sot, Fred, me kostumin e një drejtori që s’di ta mbash e nuk të shkon fare, se ti nuk di të jesh njeri dhe ky është kriteri i parë i njerëzve që sjellin progress. Atë pozicion pak njerëz mund ta dinë ta mbajnë. Ti thjesht nuk je i denjë! Të rroftë xhaketa me shamiçkë!

Rastin e kësaj gruaje të mirë që hoqën nga puna do e bëj unë publik, edhe pse mori leje pa të drejtë page, për emergjencë (fatkeqësi) e paparashikuar me ligj dhe kjo më mirëkuptoni, nuk është revolt banale për çështje page, se atë do ta ketë sa të ketë jetën, por çështje dinjiteti dhe të drejtë për atë nepotizmin që ulet këmbëkryq në shumë institucione duke i hequr mundësitë meritës dhe kontributeve të shumë njerëzve. Të shkosh në pension me dinjitet, meqë ka punuar me korrektesë për 32 vjet, është trofe i rëndësishëm, që ti ia vodhe”, shkroi Alketa.

“Karma është një k*rvë, mos e harro, Alfred Peza! Ne të gjithë e marrim atë që meritojmë! Ka Zot!”, përmbylli reagimin ajo.

Alketa Vejsiu shpërthen ashpër ndaj Alfred Pezës: Ti nuk di

Emri i Alfred Pezës është lakuar shpesh së fundmi. Bledi Strakosha reagoi ndaj tij, pasi u shkarkua nga puna në RTSH.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bledi Strakosha (@bledistrakosha)

Edhe Arben Derhemi ka bërë një denoncim publik, ku thoshte se Alfred Peza nuk lejonte që të merreshin fondet për realizimin e serialit “Njerëz dhe Fate”. Aktori i bëri thirrje njerëzve që të kontribuojnë në një GoFundMe të hapur për të financuar serialin dhe theksoi se drejtori i RTSH-së, Alfred Peza refuzonte të firmoste fondet e miratuara për rikthimin e serialit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arben Derhemi (@arben.derhemi)

 


Video