Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-reperi Fero i njohur tashmë me emrin Khattab është martuar.
Kështu raportojnë mediat në Kosovë nga burime të afërta me ish-këngëtarin.
Khattab është martuar me një grua të re, e cila po ashtu si ai i takon besimit Islam.
Kjo madje është arsyeja përse ai është larguar nga rrjetet sociale, raporton Insajderi.
Është besimi i tij, i cili e ka bërë që ai të merr një kthesë të madhe në jetën e tij, duke hequr dorë edhe nga muzika.
Fero ka qenë më parë i martuar me Arbenita Ismajlin, me të cilën kanë një vajzë. Ai u nda pas një periudhe burgu për arsye të dhunës në familje.