Akuza e fortë e Gjestit: Ky person më ka marrë 100 mijë euro!

12 January 2025, 15:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akuza e fortë e Gjestit: Ky person më ka marrë 100 mijë
Gjesti / BBV4

Gjatë rrëfimit që ka dhënë kur ishte pjesë e Big Brother VIP, Gjesti ka treguar një ngjarje të keqe që ka përjetuar.

Ai ka rrëfyer se si ish-menaxheri i tij ia ka vjedhur 100 mijë euro, ndërsa shtoi se për shkak të kësaj ka ndaluar për një kohë karrierën si këngëtar.

“Më ndodhi një gjë me ish-menaxherin, nuk me rrike shumë gati. Edhe ps Dj im e ka bërë skenën dhe unë bashkë me të gjithë natën, edhe nuk e ka marrë asnjë cent, prej ish-menaxherit”, u shpreh Gjesti.

“I ka marrë 100 mijë euro dhe është zhdukur, kur e ka marrë channelin, nëntë muaj pauzova, se isha në gjendje të rëndë. I kam bërë me djersë paratë e i dërgoja te familja, kurrë s’ka me ia pa hairin”.

Gjesti theksoi se për këtë ka marrë një mësim nga jeta.

“E kam marrë një mësim shumë të mirë, që kur hyn paraja në mes, njerëzit janë shumë të këqij”, u shpreh ai.


Video