Adidas ka nisur një hetim për raportimet se reperi Kanye West krijoi një “ambient toksik” kur punonte me markën e tyre.
Rolling Stone raportoi pretendime nga disa punëtorë për bashkëpunimin me Yeezy, duke thënë se ai u tregoi atyre foto dhe video eksplicite si pjesë e taktikave të bullizimit.
Në një letër, ata thonë se bosët ishin të vetëdijshëm për "sjelljen problematike" të West, por "e kishin fikur busullën e tyre morale".
Adidas tha se nuk ende është qartë nëse ankesat janë të vërteta.
"Aktualisht nuk është ende e qartë nëse akuzat e bëra në një letër anonime janë të vërteta," tha kompania në një deklaratë të enjten.
"Megjithatë, ne i marrim shumë seriozisht këto akuza dhe kemi marrë vendimin për të nisur një hetim të pavarur të çështjes".
Kompania e mbylli bashkëpunimin me West muajin e kaluar pasi ai postoi komente antisemite në internet, ndërsa ky i fundit nuk i është përgjigjur historisë së Rolling Stone.
Rolling Stone raportoi akuza nga anëtarë anonimë të stafit se ai u përpoq t'i frikësonte ata përmes sjelljes që revista e përshkroi si "provokuese, herë pas herë të seksualizuara dhe shpesh të drejtuara ndaj grave".
Ata raportuan se ai shfaqte imazhe eksplicite të ish-gruas së tij Kim Kardashian dhe videot e tij eksplicite.
Sipas letrës, thuhet se anëtarët e stafit iu ankuan Adidas-it për "mjedisin toksik dhe kaotik që Kanye West krijoi" dhe "një model shumë të sëmurë sjelljeje grabitqare ndaj grave" që punonin për të.
Sipas Rolling Stone, letra thoshte: "Në vitet e kaluara ai shpërthente ndaj grave me komente fyese dhe do përdorte referenca shqetësuese seksuale kur jepte reagime rreth dizajnit. Punonjësit e Adidasit nuk duhet ti nënshtrohen kurrë kësaj lloj sjelljeje dhe drejtuesit e Adidasit nuk duhet ta tolerojnë kurrë."
BBC thotë përpjekur të kontaktojë West, por ai nuk ka komentuar ende mbi këto pretendimet.