A vazhdon ende lidhja e Sarës dhe Dj PM?

9 July 2022, 23:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A vazhdon ende lidhja e Sarës dhe Dj PM?
Sara dhe Dj PM

Sara dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të bujshëm të momentit, të cilët komentohen për çdo gjë që ata thonë apo publikojnë në rrjete sociale. Lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe po vijon edhe jashtë saj.

Së fundmi, Sara ka realizuar një “ask”, ku i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj.

Mirëpo, dikush e ka pyetur nëse është në një lidhje me PM dhe Sara sigurisht që nuk e kurseu një përgjigje mjaft epike.

“Mesa di unë PO, nuk e di çfarë informacionesh keni ju”, shkroi ajo.

A vazhdon ende lidhja e Sarës dhe Dj PM?

Më herët, Sara ka treguar për një intervistë se si po shkon lidhja e saj e dashurisë me Dj PM. Ajo madje ka rrëfyer edhe se për çfarë debaton më së shumti me Dj PM.

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Përshembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri”, ka thënë Sara më herët.


Video