Filmi i ri Borëbardha, një prodhim i Disney është pritur shumë keq nga fansat dhe kritikët anembanë botës.
Filmi ka marrë vlerësime nga më të ulëtat në platformat online, të tilla si 1.6 pikë nga 10 në IMDb dhe 42% në Rotten Tomatoes.
Shkak janë bërë disa faktorë, duke nisur nga prodhimi i filmit që për shumë është dukur i shpejtuar. Në filmin e publikuar pak ditë më parë, xhuxhat nuk janë luajtur nga aktorë por janë zëvendësuar me personazhe të krijuar digjitalisht.
Kësaj situate nuk i kanë ndihmuar as komentet e bëra nga Rachel Zegler, aktorja që luan Borëbardhën, e cila shpesh është kritikuar për qëndrimet teksa ka deklaruar se Borëbardha origjinale është një relike e historisë, dhe se ky film i ri ka për qëllim fuqizimin e figurës së gruas.
Ndryshe nga historia origjinale, e publikuar nga vëllezërit Grimm në vitin 1812, Borëbardha e 2025-ës nuk rend pas dashurisë së Princit për ta shpëtuar atë, por e mund e vetme shtrigën.