Zëvendës presidenti i Turqisë, Omer Çelik ka reaguar i revoltuar ndaj serialit "Famagusta" që pritet të transmetohet në platformën "Netflix" në datën 20 shtator.
Çelik thotë se seriali që pretendon të jetë bazuar në ngjarje të vërteta, shtrembëron realitetin dhe paraqet propagandën greke për atë çka ndodhi në Qipro.
Seriali "Famagusta" përcjell dramën e një çifti të ri grek në verën e vitit 1974, të cilët humbën fëmijën e tyre gjatë pushtimit të forcave ushtarake turke në qytetin qipriot, që njihet tashmë edhe me emrin Gazimagusa.
"Është shumë shqetësues fakti që nga 20 shtatori do të transmetohet në një platformë filmike një serial që deformon operacionin e paqes në Qipro të vitit 1974 dhe propagandon palën greke.
Nuk mund të pranojmë që ndërhyrja që solli paqen dhe vendosi drejtësinë të bëhet cak i propagandës greke përmes këtij seriali. Operacioni i paqes në Qipro, ushtarët heroik turq, paqja dhe drejtësia nuk mund të jenë në shënjestër", shkroi Çelik.