Zia pllakos televizionin libanez, momenti kur spikerja me lot në sy njofton vdekjen e liderit të Hezbollah (VIDEO)

28 September 2024, 19:22Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zia pllakos televizionin libanez, momenti kur spikerja me lot në sy njofton
Spikerja e Al-Mayadeen

Ky është momenti kur spikerja e një televizioni të lidhur me Hezbollahun, me zor gjen fjalët për të njoftuar vdekjen e Hassan Nasrallah.

Spikerja e rrjetit mediatik të lidhur me Hezbollahun, Al-Mayadeen, shpërthen në të qara teksa njofton se “sekretari i përgjithshëm” i Hezbollah, Nasrallah, u vra në një sulm izraelit.

Nasrallah u konfirmua sot i vdekur pas sulmeve të djeshme në qendrën e Hezbollahut në Bejrut, Liban. Ekspertët kanë dhënë alarmin se vdekja e tij mund ta zhysë rajonin në një vorbull kaosi dhe luftrash.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by VOX News (@voxnews.al)


Video