Zelensky telefonon Trump, zbulon përse diskutuan: Ramë dakord për diçka specifike

12 Tetor 2025, 17:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sot se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA Donald Trump.

Kjo është telefonata e dytë që Zelensky ka zhvilluar presidentin amerikan brenda një jave. Në fokus të bisedimeve ishte mbrojtja e Ukrainës dhe raketat me rreze të gjatë veprimi.

"Sapo fola me Presidentin e SHBA-së Donald Trump, për herë të dytë brenda dy ditësh, dhe sot ishte përsëri një bisedë shumë produktive. Dje, ramë dakord për një temë specifike për sot dhe shqyrtuam të gjitha aspektet e situatës. Mbrojtja e jetës në vendin tonë, forcimi i saj, si në aspektin e mbrojtjes ajrore ashtu edhe në aspektin e qëndrueshmërisë dhe aftësive me rreze të gjatë veprimi. Presidenti Trump është i informuar mirë për gjithçka që po ndodh. Ramë dakord të vazhdojmë bisedën tonë dhe ekipet po përgatiten" shkroi Zelensky në rrjetin social X.

Në një telefonatë me presidentin francez Emmanuel Macron, Zelensky theksoi nevojën e vendit të tij për më shumë sisteme dhe raketa mbrojtëse ajrore.


Video