Zelensky merr komplimenta për veshjen nga gazetari që e kritikoi herën e parë, ia kthen me batutë

18 August 2025, 19:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zelensky merr komplimenta për veshjen nga gazetari që e kritikoi
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky ka mbërritur sot në Shtëpinë e Bardhë i veshur me një xhaketë të zezë, pasi një gjë të tillë ia kishin kërkuar amerikanët, siç raportoi Wall Street Journal.

Ky moment nuk i shpëtoi gazetarit republikan Brian Glenn, i cili në takimin e parë e kritikoi duke e pyetur se përse nuk vishet me kostum.

"Dukesh mirë" i tha gazetari Zelenskyt, ndërsa ai ia ktheu: "Unë jam veshur, ndërsa këtë herë je ti pa kostum".

Zelensky ka deklaruar se nuk dëshiron të veshë kostum, për aq kohë sa vendi i tij është nën pushtimin rus.


Video