Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Emmanuel Macron hodhi idenë e një organizmi politik të ri që do të mblidhte brenda vetes të gjitha vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e tjera të Europës që ndajnë vlerat e qëndrimet e BE, por që nuk janë anëtare.
Nëse një organizëm i tillë do të krijohej tani, Serbia me siguri do të ishte jashtë për shkak të qëndrimit kundër BE-së në lidhje me sanksionet ndaj Rusisë.
Për këtë arsye, Presidenti serb, Alexander Vuçiç e cilësoi si gjysmak propozimin e Macron.
“Dua të di se cila është ideja e tij përfundimtare”, tha Vuçiç.
Presidenti serb shprehet skeptik për propozimin, ndërsa tha se kishte më shumë se një muaj që nuk kishte komunikuar me Macron.