
Damien Bendall raportohet se i ka thyer kafkën me çekiç një të burgosuri tjetër në punishten e burgut, i cili po lufton për jetën.
34-vjeçari vrau brutalisht partneren e tij Terri Harris, 35 vjeç, si dhe fëmijët e saj John Paul Bennett, 13 vjeç dhe 11-vjeçaren Lacey Bennett në Derbyshire, në vitin 2021.
Gjithashtu vrau edhe 11-vjeçaren Connie Gent, gjithashtu kishte shkuar për të fjetur në shtëpinë e shoqes së saj, Lacey, mbrëmjen e masakrës së tmerrshme.
I nxitur nga kokaina, Damien Bendall përdhunoi vajzën e partneres, Lacey ndërsa ajo po vdiste.
Tani vrasësi raportohet se ka goditur të burgosurin tre ose katër herë me çekiç dhe shanset e tij për të mbijetuar janë të pakta, thanë burimet për The Sun.
Policia ka hetuar sulmin e pretenduar në burgun Frankland në County Durham.
Shërbimi i Burgjeve tha se: ‘Të burgosurit që janë të dhunshëm përballen me dënime të ashpra.’
Bendall është dënuar me burgim të përjetshëm për 4 vrasjet e ndodhura brenda shtëpisë së Terri Harris në Killamarsh.