Video: Ky është momenti kur avioni rus përplas dronin amerikan

16 March 2023, 11:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Video: Ky është momenti kur avioni rus përplas dronin amerikan

Autoritetet amerikane kanë publikuar videon e fundit të dronit pa pilot, pak çaste përpara se të shembej mbi Detin e Zi.

Në video dallohet momenti kur droni survejues amerikan MQ-9 Reaper fluturon në një zonë ndërkombëtare ndërsa i afrohet avioni luftarak Su-27, i forcave ajrore ruse.

Avioni i është afruar dronit dy herë, në përpjekje për ta spërkatur me karburant, por është përplasur duke shkaktuar prishjen e helikës së dronit.

Autoritetet amerikane thanë se droni është rrëzuar në ujërat e Detit të Zi, ndërsa Rusia ka deklaruar se po përpiqet ta rikuperojë.


Video