Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës

6 June 2023, 09:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës
Vazhdojnë protestat në veri të Kosovës

Edhe këtë të martë kanë vijuar protestat në tre komunat veriore të Kosovës, Zvecan, Leposaviç dhe Zubin Potok por vihet re një numër i vogël protestuesish.

Në mesin e protestuesve janë kryesisht punëtorët e institucioneve komunale në sistemin paralel serb, sipas REL.

Kujtojmë që mbrëmjen e djeshme, emisarët e SHBA-ve dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak përsëritën tre kërkesat për qetësimin e situatës në veri.

E para është depërshkallëzimi i situatës në veri, së dyti zgjedhjet në këto komuna dhe së treti rikthimi në dialog.

 


Video