Tensionet në veri/ Kryeministrja serbe: Jam gati të jap dorëheqjen, por Vuçiç nuk e pranon

5 Qershor 2023, 17:21Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ana Bërnabiç

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabic, është gati të japë dorëheqjen si përgjigje ndaj protestave të dhjetëra qytetarëve serbë që kërkojnë t’i jepet fund gjuhës së dhunës dhe urrejtjes.

Bërnabiç ka shkruar se është gati të depozitojë dorëheqjen, por është presidenti Aleksandër Vuçiç ai që nuk e pranon atë. Megjithatë, kryeministrja serbe tha si ai mund të ndryshojë mendje.

“Ju doni zgjedhje, nuk ka problem, ne jemi gjithmonë pro zgjedhjeve. Unë sigurisht i qëndroj besnike Aleksandër Vuçiç dhe Serbisë”, ka shkruar Bërnabiç ndër të tjera në postimin e saj.

Video