Tensionet në veri, Escobar dhe Lajçak sot e nesër në Prishtinë dhe Beograd

5 June 2023, 07:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet në veri, Escobar dhe Lajçak sot e nesër në
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

Emisarët e SHBA-së dhe BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, pritet që sot dhe nesër të vizitojnë Prishtinën dhe Beogradin.

Kjo vizitë e tyre vjen në kohën kur situata në veri të Kosovës është tensionuar, pasi që serbët nuk po i pranojnë kryetarët shqiptar të zgjedhur në tri komunat në veri.

Escobar dhe Lajçak pritet të nxisin palët të ndërmarrin hapa për të shtensionuar situatën në veri.

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka folur dje për BBC-në, lidhur me tensionet në veri të Kosovës.

Ai ka thënë se përshkallëzimi i tensioneve në veri, ka qenë i shmangshëm.

Escobar ka përsëritur se duhet të thyhet cikli i dhunës dhe se të dyja palët, si Kosova, ashtu edhe Serbia, kanë përgjegjësi për të vepruar në atë drejtim.


Video