Varka po mbytej, shpëtohen rreth 80 emigrantë në Kanalin Anglez

7 June 2024, 07:55Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Varka po mbytej, shpëtohen rreth 80 emigrantë në Kanalin Anglez

Shmanget një tragjedi në ujërat e Kanalit Anglez, ku janë shpëtuar rreth 80 emigrantë që ishin nisur me varkë nga brigjet e Francës.

Roja bregdetare konfirmoi se ka dërguar dy helikopterë pas incidentit, ndërsa Instituti Kombëtar Mbretëror i varkave të shpëtimit dërgoi varkat e shpëtimit. “Kërkimi ka përfunduar tani me të gjithë njerëzit e regjistruar dhe të kthyer në tokë”, pohoi një zëdhënës i rojës bregdetare.

Çështja se si të ndalohen emigrantët të bëjnë kalimin e rrezikshëm përmes Kanalit është ndër kryesoret gjatë fushatës zgjedhore të përgjithshme në Britani. Sakaq, zyra e Brendshme ka thënë se 34 persona e bënë udhëtimin me një varkë të mërkurën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të kalimeve për këtë vit deri në 10,779.


Video