Ukraina merr përgjegjësinë për sulmet në Krime

8 September 2022, 08:00Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ukraina merr përgjegjësinë për sulmet në Krime
Sulmet në Krime

Ukraina ka marrë përgjegjësinë për një seri sulmesh ajrore në Krime.

Një nga sulmet, i cili ndodhi në fillim të gushtit, kishte në shënjestër bazën ushtarake ruse Saky ku u vra një person.

Ukraina kishte refuzuar të pranonte përfshirjen e saj në sulme, madje pati fajësuar forcat ruse për sulmet

Kjo deklaratë konfirmon një zgjerim të konfliktit të Ukrainës edhe në Krime, gadishullin ukrainas që e ka aneksuar Rusia më 2014, shkruan BBC.

Në një artikull për agjencinë kombëtare të lajmeve, Ukrinform, komandanti i Kievit, Valeriy Zaluzhnyi, ka thënë se raketat ukrainase kanë shënjestruar disa zona ushtarake në Krime, përfshirë bazën ajrore Saky, e cila është goditur disa herë më 9 gusht.

Ai ka pretenduar se sulmi – kundër bazës që e përdor Moska për të nisur sulme kundër Ukrainës – ka lënë “jashtë funksionit” 10 aeroplanë luftarakë rusë.


Video