U gjet pa shenja jete pranë varrit të babait, mediat në Kosovë: Viktima, vëllai i kryetarit të Istogut

24 March 2024, 18:49Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
U gjet pa shenja jete pranë varrit të babait, mediat në
Triumf dhe Ilir Ferati

Një person është gjetur pa shenja jete ditën e sotme në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Sipas gazetës "Insajderi", personi i vdekur është Triumf Ferati, vëllai i kryetarit të Istogut, Ilir Ferati.

Sipas mediave lokale, trupi i viktimës është gjetur i vdekur pranë varrit të babait të tij, ish-kryetarit të Istogut, Fadil Ferati.

Pista e deritanishme e hetimeve është që ai dyshohët të ketë bërë vetëvrasje pranë varrit të babait të tij, Fadilit.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Rreth orës 16:45 Policia është njoftuar se në fshatin Gjurakoc të Istogut, një person në varrezat e fshatit është gjetë pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konstatu vdekjen”, tha Gashi për Insajderin.

Më tej Gashi tha se në vendin e ngjarjes janë njësitet kompetente hetimore.


Video