Donald Trump ka emëruar Joseph Keith Kellogg Jr. si të dërguarin special për Ukrainën dhe Rusinë.
Gjenerali Kellog ishte Këshilltar i Sigurisë Kombëtare gjatë mandatit të parë të Donald Trump.
Raportohet se ai është një nga autorët e planit për të ndaluar luftën e Rusisë kundër Ukrainës që iu prezantua Trump në qershor.
Thuhet se plani sugjeronte që Ukraina mund të merrte më shumë armë nga SHBA, por vetëm nëse hynte në bisedime paqeje me Rusinë. Moska do të paralajmërohej se refuzimi për të negociuar do të çonte në rritjen e mbështetjes së SHBA për Ukrainën.
Plani sugjeroi gjithashtu një armëpushim bazuar në linjat ekzistuese të kontaktit. Një nxitje për Rusinë për të marrë pjesë në negociata, thanë autorët, ishte një premtim i mundshëm i SHBA-së për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për një periudhë të gjatë.
Më herët, për këtë post ishte përfolur ish emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.