Trump: Nuk do ta them publikisht nëse do sulmojmë Iranin. Duan të negocionojnë, por tani ndoshta është vonë

18 Qershor 2025, 16:43Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump duke folur nga Shtepia e Bardhe

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka folur  nga Shtëpia e Bardhë mbi konfliktin mes Iranit dhe Izraelit.

Trump u nëse SHBA-të po i afrohen sulmit ndaj objekteve bërthamore iraniane.

"Nuk mendoni seriozisht se do t'i përgjigjem kësaj pyetjeje?", iu përgjigj Trump-gazetarit.

“Ti nuk e di fare që unë do ta bëj. Ti nuk e di. Mund ta bëj. Mund të mos e bëj. Por nuk do ta them publikisht”, tha Presidenti i SHBA-ve, ndërsa shtoi se "askush nuk e di çfarë do të bëj".

Trump vuri në dukje më tej se Irani ka shumë probleme dhe dëshiron të negociojë, por ndoshta tani është vonë.

"Dhe unë thashë, pse nuk negociuat me mua para gjithë kësaj vdekjeje dhe shkatërrimi? Pse nuk shkuat në negociata? U thashë njerëzve, pse nuk negociuat me mua dy javë më parë?", tha Trump.

Trump theksoi se ka një “ndryshim të madh krahasuar me një javë më parë” dhe se “ata u ofruan të vinin në Shtëpinë e Bardhë”. Ai shtoi se “nuk e di se sa do të zgjasë kjo” dhe e përshkroi Iranin si “plotësisht të pambrojtur, pa asnjë lloj mbrojtjeje ajrore”.

Duke komentuar kërkesën e tij për “dorëzim pa kushte”, ai tha: “Do të thotë që ka mbaruar. Ata kishin qëllime të këqija”. Së fundmi, ai parashikoi zhvillime javën e ardhshme – “ndoshta edhe më shpejt”. “Do të shohim çfarë do të ndodhë. Asgjë nuk ka mbaruar”.

Video