Trump i jep Iranit 48 orë ultimatum për Hormuzin ”përpara se të shpërthejë ferri mbi ta”

4 April 2026, 17:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Trump i jep Iranit 48 orë ultimatum për Hormuzin ”përpara
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani ka 48 orë kohë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar pasoja të rënda në të kundërt.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkroi se afati po mbaron, duke rikujtuar paralajmërimin e mëparshëm për Iranin.

“48 orë përpara se të shpërthejë ferri mbi ta”, shkroi ai, duke shtuar edhe mesazhe mbështetëse për politikën e tij dhe objektivin për të penguar një Iran me armë bërthamore.

“E mbani mend kur i dhashë Iranit dhjetë ditë kohë për të arritur një marrëveshje ose për të hapur Ngushticën e Hormuzit? Koha po mbaron – kanë mbetur vetëm 48 orë përpara se të shpërthejë ferri i vërtetë kundër tyre. Falë Zotit!”, shkroi presidenti amerikan.

Në një tjetër postim, Trump theksoi gjithashtu ndikimin e tarifave në ekonominë amerikane, ndërsa e lidhi këtë me përpjekjet për të kufizuar programin bërthamor të Iranit.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensionesh të larta në rajon, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga pikat më strategjike për transportin global të naftës dhe gazit.

 

 

 

 


Video