Terror në Gjermani/ Gruaja sulmon me th*kë kalimtarët në Mynih, qëllohet nga policia! (Agresorja ndërron jetë në spital)

7 Qershor 2025, 22:59Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Një numër i panjohur personash u plagosën në një sulm me thikë në Mynih mbrëmjen e së shtunës.

Sulmuesja ishte një grua 30-vjeçare e cila u qëllua nga policia dhe vdiq pak kohë më vonë në spital.

Sipas BILD dhe Abendblatt, gruaja sulmoi kalimtarët me thikë në Theresienëiese, vendi ku mbahet Oktoberfest në vjeshtë.

Oficerët e policisë në patrullë e qëlluan dhe ajo u dërgua në spital, ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale urgjente, por përfundimisht ndërroi jetë nga plagët e marra.

Motivet e saj mbeten të paqarta, ndërsa gazeta “BILD” shkruan se viktima mund të jetë e prekur nga sëmundje të shëndetit mendor.

Në një deklaratë, policia tha se “nuk ka më rrezik për publikun”, ndërsa ende nuk dihet se sa persona u plagosën ose cila është gjendja e tyre.


Video