Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, konfirmohet edhe pjesëmarrja e Merz, Macron, Melonit dhe Stubb

17 August 2025, 13:03Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Takimi Trump-Zelensky në Shtëpinë e Bardhë, konfirmohet edhe

Zbulohen udhëheqësit e tjerë evropianë që do të jenë të pranishëm krah Volodymyr Zelenskyt në Shtëpinë e Bardhë, për takimin që do të mbajë me Donald Trump.

Emrat që janë konfirmuar deri më tani janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë udhëheqës të tjerë.

Sipas Sky Neës, presidenti amerikan u bëri një ftesë udhëheqësve evropianë për të marrë pjesë në takim.


Video