Shuhet në moshën 76-vjeçare “Apollo Creed”, aktori i famshëm i filmave “Rocky”

2 February 2024, 21:07Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shuhet në moshën 76-vjeçare “Apollo Creed”, aktori
Sylvester Stallone në rolin e "Rocky" dhe Carl Weathers në rolin e Apollo Creed

Carl Weathers, aktori i famshëm për rolin e Apollo Creed në filmat Rocky, ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Në një deklaratë, familja e tij tha: "Jemi thellësisht të pikëlluar për të njoftuar vdekjen e Carl Weathers. Ai vdiq i qetë në gjumë të enjten, më 1 shkurt 2024".

“Carl ishte një qenie njerëzore e jashtëzakonshme që jetoi një jetë të jashtëzakonshme.

Përmes kontributeve të tij në film, televizion, art dhe sport, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe njihet në mbarë botën dhe brezat. Ai ishte një vëlla, baba, gjysh, partner dhe mik i dashur", thuhet në letër.

Shuhet në moshën 76-vjeçare “Apollo Creed”, aktori

Weathers, një ish-mbrojtës i NFL-së, i cili u bë një yll i dashur i filmave aksion dhe komedi, u shfaq në filmat klasikë si Predator përballë Arnold Schwarzenegger dhe Happy Gilmour përballë Adam Sandler.

Roli i tij më i famshëm ishte ai i Apollo Creed në filmin Rocky me Sylvester Stallone.

Së fundmi ai luajti në hitin e Disney+ "The Mandalorian", duke u shfaqur në të tre sezonet.


Video