Shpëtimtarët e Kosovës nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 3-vjeçare në Turqi (VIDEO)

14 February 2023, 20:45Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpëtimtarët e Kosovës nxjerrin të gjallë nga
Shpëtimtarët e Kosovës nxjerrin të gjallë nga rrënojat një 3-vjeçare në Turqi

Pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, sot kanë nxjerrë të gjallë një 3-vjeçare nga rrënojat e tërmetit në Hatay-Antakya në Turqi.

Lajmi është bërë i ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, e cila ka publikuar videon e momentit kur është shpëtuar 3-vjeçarja.

“Lajmi më i bukur që mundet me ardh sot në ditën e 10 pas termetit shpëtimi i vogëlushes 3 vjeçare nga pjestarët e Shoqatës”, është shkruar në faqen zyrtare të shoqatës në Facebook.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka ndihmuar edhe në shpëtimin e një 26-vjeçareje nga rrënojat në Turqi.

Mbi 40 mijë persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri si pasojë e tërmetit të 6 shkurtit.


Video