Shpërthimi i fuqishëm shemb godinën 3-katëshe në Itali, dyshohet për viktima (VIDEO)

1 October 2024, 18:16Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shpërthimi i fuqishëm shemb godinën 3-katëshe në Itali,
Pamje nga shpërthimi në Vincenca

Një godinë tre katëshe është shembur plotësisht nga një shpërthim në Vinçenca të Italisë, raportojnë mediat italiane.

Shpërthimi dyshohet se është shkaktuar nga rrjedhja e gazit në sheshin Asiago, të Gallios.

Momentalisht një person raportohet i zhdukur, ndërsa mbetet e paqartë nëse ka persona të tjerë të lënduar apo viktima.

Forca të shumta të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje.


Video