Shërbimet sekrete gjermane: Putin do të hedhë armë bërthamore

17 October 2022, 16:58Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shërbimet sekrete gjermane: Putin do të hedhë armë
Vladimir Putin

Krerët e Shërbimit Federal të Inteligjencës së Gjermanisë, Bruno Kahl,  (BND) Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës Thomas Haldenwang (BfV) dhe Shërbimit të Inteligjencës Ushtarake Martina Rosenberg kanë paralajmëruar parlamentin gjerman se Rusia do të sulmojë me armë bërthamore Ukrainën.

Lajmi bëhet me dije nga revista gjermane “Der Spiegel”, e cila ndër të tjera raporton dhe se shërbimet sekrete ruse mund të kryejnë atentate politike në tokën gjermane.

Shefi i BfV tha se lufta në Ukrainë ka “ndryshuar rregullat e lojës” në të gjitha fushat e politikës dhe përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e Gjermanisë në vend. Haldenëang tha se 40 spiunë rusë u dëbuan nga Gjermania në prill, “por kjo nuk është e gjitha”.

Siç pretendon vetë kreu i Bfv “niveli operacional i shërbimeve të inteligjencës ruse në Gjermani është ulur”, dhe Bfv ka hartuar skenarë, të cilët konsiderojnë mundësinë e organizimit të vrasjeve politike nga shërbimet e inteligjencës ruse në tokën gjermane.

Gjithsesi, duhet theksuar se këto deklarata janë vetëm hamendje, pasi nuk ka prova konkrete të cilat tregojnë se Rusia po përgatiet të përdorë armën bërthamore.


Video