SHBA shton presionin, i kërkon Netanyahut të dënojë kolonët izraelitë

14 August 2026, 23:06Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
SHBA shton presionin, i kërkon Netanyahut të dënojë
SHBA shton presionin, i kërkon Netanyahut të dënojë kolonët izraelitë

Shtetet e Bashkuara i kanë kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të dënojë publikisht veprimet e kolonëve militantë që prej gati një jave kanë rrethuar palestinezë në shtëpitë e tyre në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Sipas një zyrtari të Shteteve të Bashkuara dhe një zyrtari izraelit, Shtëpia e Bardhë po ushtron presion ndaj Netanyahut që të dalë publikisht kundër veprimeve të kolonëve, raporton Reuters.

Tensionet janë përqendruar në fshatin Qusra, ku kolonët kanë rrethuar prej afro një jave disa banesa, pasi kanë ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji elektrike, duke bllokuar palestinezët brenda zonës.

Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, veprimet janë pjesë e një përpjekjeje të koordinuar të kolonëve për të marrë më shumë tokë në një territor ku palestinezët synojnë krijimin e shtetit të tyre.

Presioni i Uashingtonit u intensifikua pasi autoritetet amerikane mësuan se mes banesave të shënjestruara ishte edhe shtëpia e një palestinezo-amerikani, thanë dy zyrtarët në kushte anonimiteti.

Të enjten, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Izrael, Mike Huckabee, përdori një gjuhë veçanërisht të ashpër ndaj kolonëve që kanë rrethuar dy familje palestineze në Qusra.

Ai i cilësoi ata si “terroristë izraelitë”, duke bërë të ditur se Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Jerusalem u kishte kërkuar forcave izraelite të sigurisë t’i largonin nga zona.

Të premten, kolonët ushtruan sërish presion ndaj banorëve duke ngritur një tendë të re, e cila u hoq pas mbërritjes së ushtarëve izraelitë.


Video